Read & Study the Bible Online - Bible Portal
Demons

Demons

by Fyodor Dostoevsky
Alternate Cover Edition ISBN 06797345110679734511. (ISBN13: 9780679734512)

Inspired by the true story of a political murder that horrified Russians in 1869, Fyodor Dostoevsky conceived of Demons as a "novel-pamphlet" in which he would say everything about the plague of materialist ideology that he saw infecting his native land. What emerged was a prophetic and ferociously funny masterpiece of ideology and murder in pre-revolutionary Russia.
Paperback, 733 pages

Published August 1st 1995 by Vintage (first published 1872)

Book Quotes
I provova gjithandej forcat. Ju ma këshillat këtë "për të njohur vetveten". Tregova forca të pashtershme në këto sprova: në sytë tuaj durova shpullën e tët vëllai; pranova sy të gjithëve lidhjen martesore. Veç, zbatim të këtyre forcave nuk gjeta, as tani nuk po gjej, ndonëse pikësynimet m'i miratuat, kur ishim në Zvicër, dhe erdha i mbushur me gatishmëri. Si dhe më parë, orvatem të bëj punë të mira dhe me kënaqësi e bëj, por po aq i dëshiroj edhe të keqen dhe edhe këtu ndiej kënaqësi. Dhe, si dhe më parë, në çdo rast më mungon thellësia e ndjenjës, kurrë nuk ndiej shumë dëshirë, dhe, meqë dëshirat s'i kam të forta, ato s'kanë si m'i drejtojnë veprimet. Mbi një tra mund të dalësh matanë lumit, mbi një ashkël nuk del dot. Mos pandehni, pra, se jam duke shkuar në Uri i mbushur ploteperplot me shpresa. S'bëj me faj njeri. Provova laperdhite më të peshtira dhe i lashe aty forcat, por as i dua e as i kam lakmuar laperdhite. Jeni ju ajo, që më mirë se kushdo tjetër, ma njeh jetën që kam bërë. Po këtë e dini, që edhe kundershtaret i kam parë me urrejtje vetëm e vetëm ngaqë ua kisha zili shpresat që ushqenin! Veç, më kot trembeshin; s'kisha si të behesha shok me ta, se nuk më bashkonte asgjë me ta. Ashtu thjesht, vetëm sa për t'u tallur, jam lidhur me ta; nga inati për ta asgjë s'kam bërë, sepse më udheheqin zakone të njeriut për të qenë; më ndjell krupen bashkimi me ta. Veç, po të kisha me teperi ligesi e smire, mund edhe të bashkohesha me ta. Mund ta beja fare lehtë, por sa shumë më brejti mëdyshja!
Hapi veshët mirë dhe dëgjoje këtë që do të them, është ide e madhe: Një herë e një kohë mu në zemër të tokës qëndronin tre kryqe. Një besimtar fanatik i tha shoku të vet: "Sot ti do jesh me mua në parajse". Dita u shua, që të dy vdiqën, u nisën për rrugë, por as parajsë gjetën e as ringjallje nuk gjetën. Profecia këtij besimtari fanatik nuk i doli. E pra, ishte më i lartësuari i të gjithëve ky njëri, me i lartësuari i tokës ishte, ishte qenia, për të cilën edhe qe selitur toka. Se planeti mbarë, pa këtë njeri asnjë kuptim nuk mund si të kishte. Kurrë më parë, por edhe më pas planeti s'kishte parë të tillë njeriu, çudi e shkuar çudisë ishte! Të tillë njeriu kurrë nuk ka për të patur! Në qenka kështu, që ligjet e natyrës nuk e mëshirokan as një të tillë, as Mesinë e shfaqur në tokë, dhe e detyruan edhe këtë të rronte në mes të gënjeshtrës dhe të vdiste për gënjeshtrën, atëherë del që mbarë planeti qenka gënjeshtër, u mbaka në këmbë me gënjeshtër, vetëm e bëka që u tallka me njeriun në mënyrën më përçmuese. Pra, del që ligjet e planetit tonë janë të rreme, janë lodër e djallit! E përse u dashka jetuar atëherë? Përgjigjmu kësaj pyetje, ne qofsh njëri! - Kjo që po thoni është tjetër gjë. Për mendimin tim, në gjykim u përzien dy shkaqe. Veprimin tuaj kjo e bën të pashpresë. Po mirë, në qofshi ju Zot, atëherë si i bëhet? Në mbaroftë gënjeshtra dhe ju u bindet që shkatar i saj ishte Zoti i mëparshëm, atëherë si i bëhet? - E kuptove, më në fund! - thirri Kirillovi i entusiazmuar. - Pra, mund t'u kuptoka, në qoftë se një i tillë si ti arriti ta kuptonte! Pra, e kuptove, ku gjendet shpetimi i të gjithëve? Në vertetimin e drejtësise së këtij gjykimi gjendet! Po kush do t'ua vertetoje njerezve? Unë! S'arrij do ta kuptoj si mund ta dije deri më sot ateisti që nuk ka Zot, dhe të mos jetë i ndergjegjesuar, në të njëjtën kohë, që kështu vetë ai u bë Zot? E si të mos e vrase veten ky pas kësaj? Se të jesh i vetedijshem që Zot nuk ka dhe të mos jesh i ndergjegjshem, ndërkohë, që, me këtë, ti vetë u bërë Zot, ky është një absurditet; pas kësaj, s'ke nga ia mban, domosdo, do vesh dorë mbi veten. Veç, në qofsh i vetedijshem për këtë, ti vetë je mbret i gjithëfuqishem, veten ti s'ke pse e vret, ke për të rrojtur me breroren e lavdise mbi krye. Ama, s'ke ç'bën, më i pari i shpallur patjetër duhet të vrase veten, ndryshe, kush do ta vertetoje që kjo kështu është? Unë ndaj dhe do ta vras veten, pa një pa dy do ta vras, që të jem i pari që e vertetoj. Unë jam ende Zot padashje dhe jam fatkeq, sepse e kam për detyrë të shpalose vetevullnetin. Që të gjithë janë fatkeqe, ngaqë të gjithë kanë frikë ta shpalosin vetevullnetin. Njerëzit ndaj dhe janë aq fatkeqe, aq të varfer; ata kanë frikë ta shpallin thelbin e vetevullnetit, gjithepushtetin. Jam tmerresisht fatkeq, sepse jam tmerresisht i frikesuar. Frika është mallkim për njeriun... Kurse unë po e shpall vetëvullnetin, e kam për detyrë t'i bind të tjerët që nuk besoj. Jam unë që do ta nis e do ta bitis, që do hap i pari deren. Jam unë që do t'i shpëtoj njerëzit. Vetëm kështu shpetohen të gjithë, kurse brezi tjetër do të jetë i përterire fizikisht; në gjendjen e sotme fizike, sipas mendimit Tim, njeriu s'ka si rron pa Zotin e mëparshem. Kam tre vjet që e kërkoj thelbin e besimit Tim dhe ja, më në fund, e gjeta: thelbi i besimit Tim është Vetëvullneti! Këtu mund ta shfaq mosnenshtrimin dhe lirinë time të tmerrshme.

Group of Brands