Read & Study the Bible Online - Bible Portal
Fyodor Dostoevsky
I provova gjithandej forcat. Ju ma këshillat këtë "për të njohur vetveten". Tregova forca të pashtershme në këto sprova: në sytë tuaj durova shpullën e tët vëllai; pranova sy të gjithëve lidhjen martesore. Veç, zbatim të këtyre forcave nuk gjeta, as tani nuk po gjej, ndonëse pikësynimet m'i miratuat, kur ishim në Zvicër, dhe erdha i mbushur me gatishmëri. Si dhe më parë, orvatem të bëj punë të mira dhe me kënaqësi e bëj, por po aq i dëshiroj edhe të keqen dhe edhe këtu ndiej kënaqësi. Dhe, si dhe më parë, në çdo rast më mungon thellësia e ndjenjës, kurrë nuk ndiej shumë dëshirë, dhe, meqë dëshirat s'i kam të forta, ato s'kanë si m'i drejtojnë veprimet. Mbi një tra mund të dalësh matanë lumit, mbi një ashkël nuk del dot. Mos pandehni, pra, se jam duke shkuar në Uri i mbushur ploteperplot me shpresa. S'bëj me faj njeri. Provova laperdhite më të peshtira dhe i lashe aty forcat, por as i dua e as i kam lakmuar laperdhite. Jeni ju ajo, që më mirë se kushdo tjetër, ma njeh jetën që kam bërë. Po këtë e dini, që edhe kundershtaret i kam parë me urrejtje vetëm e vetëm ngaqë ua kisha zili shpresat që ushqenin! Veç, më kot trembeshin; s'kisha si të behesha shok me ta, se nuk më bashkonte asgjë me ta. Ashtu thjesht, vetëm sa për t'u tallur, jam lidhur me ta; nga inati për ta asgjë s'kam bërë, sepse më udheheqin zakone të njeriut për të qenë; më ndjell krupen bashkimi me ta. Veç, po të kisha me teperi ligesi e smire, mund edhe të bashkohesha me ta. Mund ta beja fare lehtë, por sa shumë më brejti mëdyshja!
0 likes

Be the first to react on this!

Group of Brands