Read & Study the Bible Online - Bible Portal
Fyodor Dostoevsky
Në kohë të turbullta, gjithmonë qarkullojnë gjithfarë njerëzish. Nuk e kam fjalën për të ashtuquajturit “përparimtarë”, që dynden të parët të parashtrojnë qëllimet e veta, në të shumtën e herëve të parëndësishme, por që, sipas tyre, jetike. E kam fjalën për ca të paudhë e cipëplasur, që gjenden në çdo shoqëri, të cilët çajnë përpara me bërryla duke mos patur kurrfarë qëllimi, madje as kurrfarë mendimi, por që digjen nga padurimi e gjongla. Pa e vënë re as vetë, kjo kategori njerëzish bien nën ndikimin e të ashtuquajturve “përparimtarë”, që veprojnë në emër t qëllimit; këta bëjnë ç’u shkrepet me fundërrinat dështake, kuptohet, kur vetë nuk janë idiotë, e kjo ndodh shpesh.
0 likes

Be the first to react on this!

Group of Brands